Shteti harron pacientët e prekur nga sëmundja e sklerozës multiple

  • 09 May 2019 - 17:34
Shteti harron pacientët e prekur nga sëmundja e sklerozës multiple

Mbi 1 mijë persona në Kosovë janë të prekur nga sëmundja skleroza multiple (sëmundje në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme). Nga ky numër vetëm 100 persona trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin kryetari i Shoqatës së pacientëve me sklerozë multiple, Labinot Demi.

“Në Kosovë janë mbi 1 mijë e 100 apo 200 persona të prekur me sklerozën multiple, 100 vetëm trajtohen me një terapi që është metaferoni ndërsa diku 500 persona janë në listë të pritjes që më shumë se 3 – 4 -5 vjet nuk e di edhe saktë sa ndërsa pjesa tjetër janë veç tu prit”, është shprehur ai.

Demi i cili njëherit është edhe vet është i prekur nga kjo skleroza multiple ka treguar se çka është kjo sëmundje dhe tek cilat moshat shfaqet më shumë si dhe për momentin kur ai diagnositifikua.

Ai ka theksuar se teprapitë për trajtimin e kësaj sëmundje janë tejet të kushtueshme.

“…ma e lira diku kushton 500-600 euro dmth që i bien 6-7 mijë euro në vjet ndërsa ka që kushtojnë diku deri në 30 mijë euro në vjet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)