Stërnipi i Musolinit mbron fashizmin

  • 09 May 2019 - 17:50
Stërnipi i Musolinit mbron fashizmin

Stërnipi i diktatorit fashist të Italisë, Benito Mussolini ka mbrojtur trashëgimin e stërgjyshit të tij, duke e quajtur atë kohë si shumë të komplikuar dhe komplekse.

“Nuk mund ta definoni të mirë apo të keqe, mirë apo gabim”, tha Ciao Mussolini që po kandidon për një vend në Parlamentin Evropian.

Edhe pse Mussolini i ri ka evituar referenca të ideologjisë fashiste në të kaluarën, ai shpesh ka thënë që i sheh vizionet e stërgjyshit të tij që sundoi Italinë prej 1925 deri në 1945, si një inspirim.

Mussolini mbetet si një figurë popullore me shumë italinë, të cilët thonë se ai ka modernizuar vendin para se të dëmtonte reputacionin me ligje raciste dhe me një aleancë me Adolf Hitlerin.

Edhe pse Ciao e pranon se ligjet anti çifute të vitit 1938 kanë qenë një gabim dhe turp, Mussolini i ri thotë që periudha fashiste ka lënë shenjën e saj mbi historinë e Italisë edhe në mënyrë të mirë. Këto shihen në infrastrukturë dhe rrjete të rrugëve.

Edhe pse është një krim që të mbrohet fashizmi në Itali, ai thotë që ndalesa e tanishme mbi përshëndetjen fashiste duhet që të jetë në një vijë me grushtin e komunistëve.

Ciao Mussolini po kandidon si anëtarë i partisë së djathtës ekstreme vëllezërit e Italisë në zgjedhjet e këtij muaji në Parlamentin Evropian.

Nëse ai fiton do të ishte i treti pasardhës i diktatorit italian që do mbante një pozitë publike.

Rachele Mussolini, 44 vjeçare, është një anëtare e këshillit të Romës. Ndërkohë Alessandra Mussolini, 52 vjeçare është një deputete e Parlamentit Evropian për partinë e Berlusconit, Forza Italia.

Së fundi Alessandra ishte përfshirë në një debat me aktorin Jim Carrey, i cili kishte postuar një foto që bënte shaka me një karikaturë të Benito Mussolinit.

(Kosova Sot Online)