Shqiptarja i bëhet makth të riut italian: Më le shtatzënë, tani me jep 5 mijë euro ose…

  • 09 May 2019 - 17:54
Shqiptarja i bëhet makth të riut italian: Më le shtatzënë, tani me jep 5 mijë euro ose…

Një vajzë shqiptare, prostitutë në Itali i është bërë makth një të riu, me të cilin kishte pasur raport seksual kundrejt pagesës.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Asti e ka denoncuar në polici dhe ajo më pas u arrestua për shantazh.

Sipas dëshmisë së vetë shqiptares 26 vjecare, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e akuzonte të riun, se e kishte lënë shtatzënë, pasi në një nga raportet e kryera, atij i ishte çarë prezervativi.

“Më le shtatzënë, tani më jep 5 mijë euro, për gjithë nevojat dhe vizitat që më duhet të bëj në mënyrë që ta mbaj gojën të mbyllur”- i ka thënë ajo.

Pas serisë së kërcënimeve, i riu i është drejtuar policisë dhe vajza është arrestuar. Pas kontrollit, policia ka ndaluar edhe 5 të tjera, bashkatdhetarë dhe “kolege” të saj, që gjithashtu janë denoncuar.

Policia thotë se i ka monitoruar ato teksa ushtronin prostitucion në komunat e Asti, Costigliole, Isola, Montegrosso dhe Vigliano.

(Kosova Sot Online)