Shikone Vuçiqin si largohet i inatosur, nuk pranon të fotografohet me Thaçin

  • 09 May 2019 - 18:41
Shikone Vuçiqin si largohet i inatosur, nuk pranon të fotografohet me Thaçin

Samiti i Brdo-Brijonit që është mbajtur me 8 dhe 9 maj në Tiranë është përcjellë me tensione të shumta në mes të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

E i gjithë ky nervozizëm si duket e ka përcjellur Vuçiqin deri në fund të këtij samiti dy ditor, kur ky i fundit as nuk ka pranuar që të fotografohet bashkë me Hashim Thaçin e liderët tjerë, përfshirë këtu Pahorin, Ilir Metën e Kolinda Grabar Kitaroviqin.

Kur kishte filluar ceremonia e fotografimit, Vuçiq ka shtrënguar duart me nikoqirin e Samitit, Ilir Metën, ka përshëndetur presidenten kroate duke vazhduar më pas me një përqafim tek Pahor, dhe më pas është larguar nga vendi ku ishte caktuar për fotografi.

E për këtë veprim Vuçiq ka dhënë një shpjegim.

“Unë s’jam fotografuar në mënyrë zyrtare, por është një gjë normale. Unë i kam përshëndetur të gjithë, Kolindën Pahorin dhe Metën. Por nuk kishte asgjë zyrtare”, ka thënë ai.

Vuçiq ka folur edhe për shtrëngimin e duarve me Thaçin, duke e quajtur një shtrëgnim të ftohtë duarsh.

Gjatë gjithë samitit, Vuçiq e Thaçi janë përplasur. Këtë e ka treguar vetë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)