Akuzë e rëndë: Hashim Thaçi po sillet se shteti është ai vetë!

  • 10 May 2019 - 09:01
Akuzë e rëndë: Hashim Thaçi po sillet se shteti është ai vetë!

Bazuar në raportimet lidhur me ecurinë e  dy seancave të fundit dëgjimore  nga Komisioni Hetimor parlamentar për të ashtuquajturin rasti i “Gylenistëve”, 6 qytetarëve turq të dëbuar dhunshëm nga Kosova në Turqi, ku  kanë marr pjesë presidenti Thaçi,  shefin aktual të AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefi Driton Gashi, por që nuk janë përgjigjur në pyetjet e deputetëve, analistët politik e shohin këtë  lloj loje si skenar të përgatitur mes zyrës së presidentit dhe AKI-së, që ta dështojnë tërësisht punën e komisionit dhe të mos mësohet e vërteta e organizimit të skandalit me qytetarët turq.

 Prof. Universitar Muhamet Kelmendi, tha për “Kosova Sot Online” që "këtu nuk ka asnjë dilemë se  ka  marrëveshje të  koordinuar  në mes  të Hashim Thaçit me  vartësitë e tij,  shefin e AKI-së, që ta dështojnë hetimin e komisionit hetimor për rastin ,  duke  shkuar në komision dhe duke refuzuar të japin përgjigje në pyetjet që ju parashtrohen, sado që e kanë të vështirë që ta mbulojnë veprën që e kanë bërë".

 “Tash veç duhet se Z. Thaçi është ai që ka dhënë urdhër që të depërtohen 6 qytetarët pa procese dhe vendim gjyqësor në Turqi. Kuptohet se ky rast tregon  nivelin e kapjes dhe të mos respektimit të ligjit në Kosovë. Nga dikush  mundë të thuhet se është vepër jo shumë e rëndë,  në  fund të fundit ata  janë qytetarë të huaj dhe çfarë ka humb Kosova me këtë depërtim në Turqi. Por jo.  nuk është kështu! Në aspektin shoqëroro social ka humbur njeriu, vetë shoqëria, sepse  u kapen 6 veta dhe u privuan nga e drejta njerëzore, duke i dëbuar pa proces dhe vendim gjyqësor”, tha prof Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”

Dikujt, sipas Kelmendit, kjo mundë të mos i duket shumë domethënëse, kundruall faktit se kështu u shkelën dispozitat ligjore të Kosovës, por megjithatë është tepër serioze dhe e dëmshme për vendin.

 “Me aktin e tillë u tregua se shteti nuk funksionon në kuptimin juridik. Prokuroria dhe gjykatat nuk funksionojnë sepse  shteti është vetë  Hashim Thaçi. Dhe këtu del taman  ideja e Luigjit të 14 i cili deklarate: "Shteti dhe jeta e populli tim francez jam unë". Me këtë rast të qytetarëve  turq  z. Thaçi tregoj se nuk ka organ që vendosë për shtetin tonë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, sipas Kelmendit tani ai po luan edhe me Kuvendin e Kosovës, me punën e komisionit.

 “Z. Thaçi e vuri në përqeshje Kuvendin e Kosovës dhe Komisionin e injoroi tërësisht. Nëpërmes injorimit  të  tillë, tregoi se është zot i shtetit dhe se për të nuk ka organ që vendos. Ai është mbi çdo organ, si politik, ashtu edhe juridik. Në të kundërtën  ai do të duhej   ti respektonte organet demokratike dhe  të jepte llogari para organeve të tilla”, theksoi Kelmendi për ” Kosova Sot Online “.

Prandaj ai thotë se  për z. Thaçi vlen ideja e Ligjit të 14, dhe kështu  jetët  e qytetarëve janë në duar të Thaçit. “Ky është një mjerim por  megjithatë një realitet i ri. Në të kundërtën kërkohet që për shkeljet e tilla të  japi llogari politike dhe juridike. Llogari politike duhet të jep duke dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit dhe llogari  juridike duke e hapur procedurën prokuroria për shkeljet ligjore dhe rrezikim të jetës së qytetarëve. Por kjo te ne nuk po ndodhë sepse Hashim Thaçi po sillet si mbret”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )