Punëtori në Fushë Kosovë hipën në vinç mbi 500 metra lartësi pa asnjë masë sigurie

  • 10 May 2019 - 09:35
Punëtori në Fushë Kosovë hipën në vinç mbi 500 metra lartësi pa asnjë masë sigurie

Siguria e punëtorëve në Kosovë vazhdon të jetë në nivel të ulët dhe tejet shqetësuese, duke marrë parasysh numrin e vdekjeve që janë shënuar viteve të fundit.

Shpesh haset në punëtorë që punojnë në objekte të larta dhe pa asnjë masë sigurie.

Një lexues ka dërguar fotografi të realizuara sot në mëngjes në një objekt që po ndërtohet në Fushë Kosovë.

Aty shihet një punëtor duke punuar, sipas lexuesit, në një lartësi prej më shumë se 500 metra.

(Kosova Sot Online )