Tmerr në familjen e mjekut, grabitësit i futen në shtëpi me thikë dhe i marrin miliona lekë. Bashkëshortja ishte…

  • 10 May 2019 - 10:00
 Tmerr në familjen e mjekut, grabitësit i futen në shtëpi me thikë dhe i marrin miliona lekë. Bashkëshortja ishte…

Tmerr ne oret e para te mengjesit per nje familje ne Librazhd.Persona ende te paidentifikuar kane hyre brenda ne banesen e shtetasit me iniciale Kujtim Albrahimi dhe nen kercenimin e thikes e kane grabitur.

Ky i fundit,mjek gjinekolog, ne momentin e grabitjes ka qene se bashku me bashkeshorten dhe pasi e kane kercenuar eshte detyruar t’u tregoje grabitesve vendin ku mbante parate.

Nga informacionet e para, dyshohet se i kane grabitur rreth 10 milione leke.

Policia ne informacionin paraprak ben me dije se dyshohet se autoret kane marre me vete nje sasi lekesh dhe bizhuteri.

Informacion paraprak i policisë

Gjatë natës në lagjen nr 1 , Librazhd,  persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës,  kanë marrë  në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa  bizhuteri. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image

(Kosova Sot Online)