Paralajmëron Selmanaj: Shantazhet e Hashim Thaçit kundër komisionit hetimor të vonuara

  • 10 May 2019 - 11:26
Paralajmëron Selmanaj: Shantazhet e Hashim Thaçit kundër komisionit hetimor të vonuara

Edhe pse deputetët e opozitës po e akuzojnë Presidentin Hashim Thaçi, se është duke u koordinuar së bashku me përgjegjësit e AKI-së, që ta pamundësojnë hetimin me sukses dhe zbardhjen e së vërtetës për veprimet e kundërligjshme të dëbimit të 6 qytetarëve turq nga Kosova vitin e kaluar, anëtari i këtij Komisioni, Driton Selmanaj nga LDK-ja, thotë pë "Kosova Sot Online" se këto pengesa të koordinuara janë të vonuar dhe komisioni do ta kryej me shumë sukses punën e tij, sado që mundë ta vonojnë pak a shumë.

Akuzat e tilla dolën kundër presidentit dhe zyrtarëve të AKI-së pas seancës së fundit dëgjimore të zhvilluar këtë javë e ku ishin të ftuar për tu intervistuar shefin aktual të AKI-së Shpend Maxhuni dhe ish shefin e saj, Driton Gashin, por se ky i fundit, Driton Gashi nuk ishte treguar i gatshëm që të japë deklaratë, ishte sjellë sikurse është sjellë javë më parë Hashim Thaçi.

I kontaktuar nga “Kosova Sot Online “, deputeti Selmanaj tha se shihet ashiqare koordinimi i presidentit me zyrtarët e AKI-së për ta pamundësuar punën e komisionit, por sipas tijë ky është në plan i vonuar dhe nuk do të ketë sukses. “Është një përpjekje e koordinuar për ta penguar përfundimin e punës së këtij komisioni. Normalisht që kjo përpjekje është e dështuar sepse tashmë jemi në fazën finale të draftimit të raportit”, tha Selmanaj për “Kosova Sot Online”.

Ai është shumë i sigurt që përpjekje për ta pamundësuar finalizimin e këtij raporti hetimor është i përgatitur nga vetë kabineti i presidentit dhe në koordinim me deputet të PDK-së. “Duhet thënë edhe diçka. Ky skenar i zyrës së presidentit normalisht që përfshin edhe deputetët e PDK- së që janë anëtar të këtij komisioni. Kjo është dëshmuar edhe publikisht në rastin kur e kishim në intervistë presidentin Thaçi”, tha Selmanaj në një prononcim për “Kosova Sot Online “.

(Kosova Sot Online )