Serbia tregon fuqinë, prezanton tanket ruse e serbe

  • 10 May 2019 - 12:16
Serbia tregon fuqinë, prezanton tanket ruse e serbe

Në Nish sot, me rastin e Ditës së fitores mbi fashizmin në Luftën e dytë botërore, po mbahet një paradë e quajtur “Mbrojtja e lirisë”

Në paradë do të marrë pjesë edhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili, sipas medieve serbe, në Nish do të takohet me ndërmjetësuesin e Komitetit ndërkombëtar të Këshillit të Federatës Ruse Konstantin Kosacov, e pastaj do të bisedojë edhe me ministrin e mbrojtjes se Greqisë, Evangelis Apostolakis.

Bëhet e ditur se në paradë do të marrin pjesë mbi 4.000 ushtarë e policë, si dhe do të paraqiten 300 automjete e sisteme luftarake e joluftarake dhe rreth 40 forca ajrore etj.

Image

“Të shpresojmë se nuk do të jemi të detyruar t’i përdorim kundër kujdo qoftë. Tërë kjo duhet të përdoret me qëllim për të parandalimin e sulmit të agresorit ndaj Serbisë”, ka thënë kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Ndërakq, analisti ushtarak Aleksandar Radic, e ka parë këtë si fushatë zgjedhore të pushtetit në Serbi.

“Po i shoh ushtarët në rrugë, por parada e sotme në Nish është vetëm shpenzim i madh për caqe të brendshme politike”, ka thënë ai për gazetën “Danas”.

Image

“Në serbi paradat janë të shpeshta, dhe në to trgohet edhe ajo që nuk ekziston. Entuziazmi i tabloidëve, në të vërtetë, ka të bëjë me sehire: fqinjtë do të pëlcasin kur të shohin çfarë kemi. Gjithçka që kërcet, kjo është vetëm për ta. Putini po na përgatit donacione të reja…”, shkruan në një tekst autorial Lubodrag Stojadinovic ne portalin “Perscanik”.

Image

(Kosova Sot Online)