Shpërthen Qarri: Interesi i Shpend Ahmetit është me ndërtu tash kah Prishtina e re, në pronat e nëntokës kriminale!

  • 10 May 2019 - 14:17
Shpërthen Qarri: Interesi i Shpend Ahmetit është me ndërtu tash kah Prishtina e re, në pronat e nëntokës kriminale!

Analisti politik Gani Qarri, pasi ka dëgjuar  deklarimet e fundit të Shpend Ahmetit, në bashkëbisedimin e tij me qytetar, duke e paraqitur veten si të rrezikuar nëse do të ballafaqohej më ashpër me të ashtuquajturën mafi të ndërtimeve, thotë se Ahmeti  po gënjen qytetarët , pa pikë fytyre, kur e thotë se po që se i ndali ndërtimet, ose më fusin në burg ose më vrajnë, duke marrë shembull edhe  emrin e Rexhep Lucit!

Analisti Gani Qarri është i sigurt se  “Shpend Ahmeti po përpiqet tash ta zhvendos ndërtimin kah Prishtina e Re, pasi që në tërë Prishtinën, ku janë pronat e nëntokës kriminale, Shpend Jahti iu ka dhëne leje ndërtimi mafiozëve, natyrisht duke i shitur si pjesë e nëntokës kriminale, ndërkaq insiston t`i bllokoj të gjithë ata pronarë të tokave në Prishtinë, të cilët nuk janë pjesë e nëntokës kriminale,për çka edhe shpërblehet nga mafia kriminale. Pra, tash  interesi i Shpend  Ahmetit   është me ndërtua kah Prishtina e re, ku pronat janë sërish të nëntokës kriminale dhe pushtetarëve të niveleve të larta dhe kriminale, të cilit koalicion Shpendi me partine e tij, po ia "ngrehin zhagin", sipas Qarrit.

“Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përveç përzgjedhjes së mirë studiuar të vendit dhe përgatitjes së skenarit të përsosur, edhe regjia e bisedës nuk kishte sesi të mos koincidonte më mirë e më perfekt se sa, me hapësirat “brenda” strukturave të hekurit me ngjyrë të verdhë dhe rrugën me emrin e udhëheqësit të vrarë të planifikimit urbanistik të pas luftës në Prishtinë Rexhep Lucit.Ai jo vetëm që gënjeu sërish qytetarët, pa pikë fytyre, por edhe emrin dhe vendin tragjik të vrasjes së arkitektit, u përpoq ta përdorte për  t`i fut në bashkë dhembje të mëdha sentimentale të gjithë qytetarët, se po që se i ndal ndërtimet ose do ta fusin në burg ose do ta vrasin edhe atë, njëjtë siç e vranë në shtator të vitit 2000,Rexhep Lucin arkitektin e mirënjohur të Prishtinës, i cili përpjekjet që ti parandalonte ndërtimet e egra në kryeqytet, i pagoi me jetë”, tha analisti Qarri për “Kosova Sot” Online.

Ndaj, sipas Qarrit, “bashkëbisedimin” e quajtur “E drejta për qytetin” Shpendi u përpoq ta keqpërdorte për tu hedhur edhe një herë-hi syve, opinionit dhe qytetarëve të kryeqytetit, kur dihet dhe tash e sa kohë flitet e shkruhet gjithandej se Shpend Ahmeti, është bërë edhe vetë pjesë e mafies dhe nëntokës kriminale, në jahtet dhe avionët privat të të cilëve, shëtitet pa ndërprerë”.

“Ai tanimë po përpiqet ta zhvendos edhe ndërtimin në drejtim të Prishtinës së Re, pasi që në tërë Prishtinën, ku janë pronat e nëntokës kriminale Shpend Jahti atyre u ka dhënë leje ndërtimi, natyrisht duke i shitur ato për përfitime, ndërkaq insiston ti bllokoj te gjithë ata pronar të tokave në kryeqytet, të cilët nuk janë pjesë e skemave kriminale, për çka edhe shpërblehet në vijimësi nga kriminelët dhe mafia”, theksoi Qarri për Kosova Sot Online.

 Prandaj, sipas  Gani Qarri nuk është i rastësishëm orientimi i ri i ndërtimeve nga Prishtina e re. “Ndaj pikërisht tani, duket se interesi i Shpend Jahtit është me ndërtue kah Prishtina e re, ku pronat janë serish te nëntokës kriminale dhe pushtetarëve te inkriminuar të niveleve më te larta, koalicionit të  cilit Shpendi me partine e tij, tanimë po ia "ngrehin zhapin”, ka thënë  Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )