'Njëri thumbit e tjetri patkojit!'

  • 10 maj 2019 - 15:04
'Njëri thumbit e tjetri patkojit!'

Profesori i fesë islame, Xhabir Hamiti, ka komentuar rreth muajit të shenjtë të Ramazanit me thekës të veçantë për “instruktorët dhe gardianët” e fesë gjatë këtyre ditëve.

Hamiti, përmes një statusi në Facebook shkroi se agjëruesit shumë mirë do të kalonin këtë muaj sikur të liheshin të qetë në përkushtimi ne tyre shpirtëror.

Ky është postimi i tij:

“Njëri thumbit e tjetëri patkojit !!

Qyetarët tanë, dhe në veçanti agjëruesit, shumë më mirë do ta kalonin muajin e shenjtë të Ramazanit, sikur ata t’i liheshin më të qetë në përkushtimin e tyre shpirtëror, nga një pjesë e “instruktorëve dhe gardianëve ” të çakorduar në interpretimin e tyre rreth mësimeve islame, brenda vendit dhe rajonit tonë.

Ose dakordohuni në qëndrime e në mendime, ose heshtni e mos e lajthitni popullin me opinione të mësuesëve të huaj të fesë islame, të cilët sot, pas këndelljes së tyre nga agonia e thellë, kanë filluar të pendohen publikisht për qëndrimet e tyre sa të ngurta, aq afetare dhe irracionale.

Fundja, mes agjëruesit dhe Zotit, por edhe mes të gjitha përkushtimve tjera shpirtërore dedikuar Zotit, askush nuk mund të hyjë në mes!

Agjërim të lehtë!Zoti na ndihmoftë të ndriçojmë mendjen dhe shpirtin!”

(Kosova Sot Online)