Parada ushtarake serbe udhëhiqet nga gjenerali serb i dënuar për krime lufte, vjen reagimi i SHBA-së

  • 10 May 2019 - 15:57
Parada ushtarake serbe udhëhiqet nga gjenerali serb i dënuar për krime lufte, vjen reagimi i SHBA-së

Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë.

Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës  me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për trajtime çnjerëzore.

Në këtë paradë ushtarake madje Lazareviçit i ishte dhënë edhe një fjalë rasti, ku kishte thurur lavde për triumfin e Serbisë, kundër shteteve të cilat tashmë edhe kanë krijuar paktin e NATO-s.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

Ai  një vendim të tillë të autoriteteve serbe e ka quajtur një trup të madh.

“Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshoj përpara atyre të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve të cilët vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë. Dita e Evropës- Vlerat Evropiane”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Për një paradë të tillë kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore. Ëashington Post paradën e sotme ushtarake të Serbisë, e ka cilësuar si tregim force për Kosovën, dhe rritje të aleancës ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ndër të tjera, në artikullin e gazetës amerikane, thuhet se çfarëdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë, do të bënte që forcat serbe të përballeshin me paqeruajtësit e NATO-së.

Në këtë paradë ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që të mos vjen puna që të përdoren ato armë, por që thotë se në rast të ndonjë konflikti ato do të përdoren ndaj agresorit.

(Kosova Sot Online)