Gazeta zvicerane i kushton shkrim Tomë Gashit: Si tha se 700 mijë franga nuk janë shumë

  • 10 maj 2019 - 17:29
Gazeta zvicerane i kushton shkrim Tomë Gashit: Si tha se 700 mijë franga nuk janë shumë

Gazeta zvicerane 20 minuten, që zbuloi skandalin me Loredanën, i ka kushtuar një shkrim të veçantë konferencës së sotme të reperes kosovare, Loredana Zefi, e dyshuar për mashtrim.

Ky medium, i cili zbuloi skandalin e vjedhjes së 900.000 frangave, ka goditur edhe avokatin nga Kosova, Tomë Gashi.

Sipas 20 minute, avokati në fjalë ka ofenduar shtetin zviceran duke thënë se 700.000 franga “janë një gjë e vogël në Zvicër”.

“Gashi u soll disi joprofesional: Ai jo vetëm që përshëndeti Loredanën dhe Mozzikun, por fyeu gazetarët e pranishëm. Në rastin e Petra Z, ai tha: “700.000 franga nuk janë shumë para për në Zvicër, ku standardi i jetesës është aq i lartë, kjo shumë është një gjë e vogël”.

Ndryshe, avokati i Loredana Zefit, ka dhënë detaje për akuzat që i janë bërë asaj për përfitim parash.

“Në vitin 2018 ka pas tentativa të kthehet borxhi e të arrihet një marrëveshje dhe Loredana është ftuar të hënën apo të martën dhe ka sqaruar para prokurorit. Është fare lehtë ta dimë se personi që pretendon që është dëmtuar, ka pasur edhe më herët këso pretendime e që nuk i janë pranuar. Gjëra të tilla të marrjes së parave ndodhin gjithkund në botë e sidomos aty ku zhvillimi është i madh, por niveli i standardit nuk është në përpjesëtim të të ardhurave që personat në fjalë mund ti kenë. Rasti ka të bëjë me raporte civile, shuma që është përmend në media  vërtetohet se nuk ka pas ndalim policor as të prokurorisë e nuk ka pasur as urdhër për arrestimin e saj”, ka theksuar Gashi.

Sipas tij, edhe popullariteti i Mozzik ka bërë që mediat të japin kaq informata.

(Kosova Sot Online)