Kjo është deputetja e Kuvendit të Kosovës që agjëroi edhe shtatzënë

  • 10 May 2019 - 17:51
Kjo është deputetja e Kuvendit të Kosovës që agjëroi edhe shtatzënë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte e ftuar në një emision, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo tregoi se ka nisur të agjerojë që në moshën 7-vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam patur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, tha ndër të tjera Duda.

Image

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, tregoi se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë.

(Kosova Sot Online)