Burri i armatosur dhe i maskuar sulmon në një xhami gjatë lutjeve të Ramazanit

  • 10 May 2019 - 17:54
Burri i armatosur dhe i maskuar sulmon në një xhami gjatë lutjeve të Ramazanit

Një person me maskë hyri në një xhami në Londër gjatë orës së lutjeve me rastin e muajit të Ramazanit.

Besimtarët dëgjuan të shtëna, por fillimisht nuk e kuptuan se përse bëhej fjalë, deri kur zbuluan se ishte qëlluar me armë.

Ngjarja u shënua në xhaminë “Seven Kings Masjid”, në zonën lindore të Londrës, Angli, gjatë mbrëmjes së djeshme, e enjte, teksa po mbaheshin faljet e çdo mbrëmjeje.

 

Fatmirësisht i dyshuari u çarmatos nga ndërhyrja e shpejtë e policisë, teksa një patrullë ndodhej pranë xhamisë, pasi rrezikohej një masakër e vërtetë, për shkak se xhamia ishte e mbushur plotë.

Të dyshuarit iu sekuestrua pistoleta, ndërkohë që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Incidenti vjen teksa shqetësimi lidhur me sigurinë e vendeve të kultit në botë është shtuar, pas sulmeve në Zelandën e Re dhe Sri Lanka.

Megjithatë ky incident krijoi shqetësim tek besimtarët, lidhur me muajin e Ramazanit.

(Kosova Sot Online)