Historiani shqiptar zbardh sekretin: Rama ka fotografi të Baton Haxhiut me UBD-në, Millosheviqin dhe Arkanin

  • 10 May 2019 - 17:53
Historiani shqiptar zbardh sekretin: Rama ka fotografi të Baton Haxhiut me UBD-në, Millosheviqin dhe Arkanin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka në disponim disa kopje të dosjes së bashkëpunimit të Baton Haxhiut me UDB-në, Millosheviqin dhe Arkanin.

Kështu thotë, historiani Arben Llalla, përmes një postimi në Facebook, i cili shton se, këtë dosje Rama e ka siguruar ën vitin 2010 nga një politikan shqiptar i Maqedonisë.

Në këtë dosje, Rama ka fotografi të Batonit me drejtor të sigurimit të UBS-së, me Arkanin dhe me kriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Postimi i plotë në facebook: 

“Edi Rama disponon kopje të dosjes së bashkëpunimit të Baton Haxhiut me UDB, Millosheviçit dhe Arkanin. Dosjen Rama e ka siguruar në vitin 2010 nga një politikan shqiptar i Maqedonisë. Kjo dosje ka foto të takimeve të Batonit me drejtor të sigurimit serb UDB, me Arkanin dhe Millosheviçin. Aty janë edhe fillesat e Batonit me aparat fotografik në vitet 1980, duke përgjuar studentët shqiptar në Prishtinë. Çështja është çfarë diplome profesionale ka Baton Haxhiu? Mos ka diplomë të universiteti të Mitrovicës?”, shkruan Llalla

 

Edi Rama disponon kopje të dosjes së bashkëpunimit të Baton Haxhiut me UDB, Millosheviçit dhe Arkanin. Dosjen Rama e ka...

Posted by Arben Llalla on Friday, May 10, 2019

(Kosova Sot Online)