LDK’ja në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme

  • 10 May 2019 - 19:01
LDK’ja në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të premten mbledhje të veçanta me kryesinë e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet brenda-partiake.

Haziri, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij procesi, i cili do të fillojë me nëndegët, për të përfunduar me Kuvendin e Degës.

Ai ka thënë se LDK-së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje të madhe politike e cila është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu afruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë. Këto duhet të jenë zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë Haziri, bëhet e ditur nga një njoftim për medie.

Ndryshe, të premten strukturat e partisë kanë zgjedhur edhe Komisionin Zgjedhor të Degës, i cili, do t’i organizojë dhe do ta përcjellë mbarëvajtjen e tyre deri në fund.

(Kosova Sot Online)