Hoxhaj: Parada ushtarake e Vuçiqit alarm për rajonin

  • 10 May 2019 - 19:24
Hoxhaj: Parada ushtarake e Vuçiqit alarm për rajonin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar përmes Twitterit pas paradës së ushtrisë serbe me armë ruse në Nish.

Në postimin e tij Hoxhaj thekson se Vucic po luan lojë të rrezikshme.

Mbledhja e kriminelëve të luftës në paradë ushtarake me armë nga Rusia nuk është vetëm kërcënim ndaj Kosovës por ndaj të gjithë fqinjëve.

Sipas Hoxhajt, veprimet e sotme tregojnë që Serbia nuk dëshiron paqe por synon të nxisë luftë

(Kosova Sot Online)