Dënohet në Belgjikë politikani mysliman, fajtor për diskriminim gjinor

  • 10 May 2019 - 19:43
Dënohet në Belgjikë politikani mysliman, fajtor për diskriminim gjinor

Themeluesi i Partisë Islamike të Belgjikë, Redouane Ahrouch, është dënuar me gjashtë muaj burg të pezulluar për shkak se u gjet fajtor për diskriminim gjinor, që do të do të thotë, nëse ai e bë ndonjë veprim tjetër që është diskriminues, do të burgoset menjëherë.

Ai gjatë një emisioni televiziv në Belgjikë, RTL-TVI, gjatë një debati politik, refuzoi që të ta shikojë në sy gazetaren Emmanuelle Praet. Ahrouch refuzoi që t’ia shtrëngojë dorën gazetares, sepse ajo ishte grua, gjithashtu edhe refuzoi që një grua t’i vendosë grim të lehtë para se të filloj debati, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Praet, dërgoi një ankesë kundër tij në gjykatë. Një gjykatë e Brukselit, i cilësoi sjelljet e tij diskriminim gjinor dhe e urdhëruan atë që të paguaj 5.000 euro si kompensim për gazetaren. Atij gjithashtu iu dha gjashtë muaj burg të pezulluar.

Ahrouch, 49 vjeçar, tha për Euronews se ky rast ia ka kthyer jetën në një makth.

“Ata më larguan nga puna, unë isha shofer autobusi për 25 vjet” tha ai. “Ata ma shkatërruan jetën politike. Është një konspiracion kundër meje. Ata kanë bërë çdo gjë që të sigurohen që unë të mos jem pjesë e politikës përsëri. Ata thanë që unë nuk i ndjek ‘vlerat demokratike belge’. Unë nuk mund të gjeja ndonjë avokat i cili do të më mbronte mua në gjykatë. Madje edhe avokati i familjes time më braktisi”.

“Edhe tani ata po vazhdojnë të më akuzojnë mua. Jam i sigurt që ata do të vazhdojnë të tentojnë që të më burgosin mua. Është bërë shumë e vështirë për mua që ta gjej një puna, për shkak se emri im është i shkruar në të dhëna kriminale” tha ai.

Ndërsa Marc Uyttendaele, nga Instituti për Barazi mes Grave dhe Burrave, e përshëndeti vendimin e gjykatës, si një fitore për barazinë gjinore.

“Vendimi na bëri të lumtur” tha ai. “Është vendim shumë i rëndësishëm për demokracinë tonë. Ne nuk mund të tolerojmë diskriminim kundër grave”.

Partia Islamike, është themeluar në vitin 2012, dhe ka marrë 4% të votave në zgjedhjet e tyre të para. Partia fitoi ulëse në asambletë komunale të Brukselit, Anderlecht dhe Molenbeek. Kjo parti u pa si kontroverse, për shkak se kishte kërkuar ndarjen e ulëseve mes grave dhe burrave në autobus. 

(Kosova Sot Online)