Në Kosovë, 12 vrasje për 4 muaj

  • 10 May 2019 - 20:17
Në Kosovë, 12 vrasje për 4 muaj

Vetëm në pesë muaj janë shënuar 12 vrasje në vend, 9 prej tyre të rënda. Sfidë mbetet edhe armëmbajtja pa leje

Më 1 janar 2019, u shënua vrasja e parë në vend.

Ishte rasti në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri kishte vrarë aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri.

E prej së martës së 1 janarit, çdo muaj pati vrasje.

Vendi u trondit nga disa të tilla.

Pasoi atentati ndaj një 25 vjeçari nga Ferizaji, që dyshohet se u vra për çështje hakmarrjeje, nga ana e një 17 vjeçari.

E në shkurt, jehonë pati vrasja e Abit Jasharajt, i cili u qëllua në pikë të ditës në Prishtinë derisa ishte në veturën e tij. Dyshimet e para tregonin se vrasja ndodhi për shkak të disa keqkuptimeve familjare.

E deri në 10 ditëshin e parë të muajit maj, sipas raportimeve në vend kanë ndodhur 12 vrasje.  

Në Policinë e Kosovës thonë disa prej tyre janë zbuluar, kurse rastet tjera po hetohen.

Për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pra gjatë 2018-tës janë shënuar pothuajse njëjtë raste sa edhe këtë vit.

“Duke ju referuar të dhënave në Sistemin Informativ të PK-së për rastet e raportuara për periudhën kohore 01/01/2018 – 10.05.2018 janë: Nga Neni 178 gjithësej 11 raste te raportuara”

Deputeti Rexhep Selimi, nga Komisioni Parlamentar për Siguri thotë se shkaqet që shkaktojnë te ky numër I madh I vrasjeve, janë të ndryshme.

Ndërkohë, edhe posedimi i armëve pa leje mbetet një prej sfidave për institucionet e sigurisë.

Sipas zv ministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, vitin e kaluar 20 raste të vrasjeve që kanë ndodhur kanë qenë me armë pa leje. 

“Është një numër i vogël i legalizimit të armëve. Për gjashtë muaj, i kemi mbi 800 armë në procedurë. Nëse një armë legalizohet kemi shpëtuar një jetë. Armët pa leje paraqesin rrezik për shoqërinë, vitin e kaluar 20 raste të vrasjeve që kanë ndodhur kanë qenë armë pa leje. Armët ilegale janë potencial për të eksploduar çdo moment. Duhet të hulumtojmë rrugë që asnjë armë në Kosovës të mos jetë ilegale”.

Ndërkohë, sipas një raporti të organizatave të shoqërisë civile, në Kosovë janë rreth 260 mijë armë ilegale.

(Kosova Sot Online)