Izraeli vret një palestinez dhe lëndon 30 të tjerë gjatë protestave

  • 10 May 2019 - 20:23
Izraeli vret një palestinez dhe lëndon 30 të tjerë gjatë protestave

Forcat Izraelit, kanë gjuajtur për vdekje një palestinez të premten gjatë protestave të cilat po mbahen tash e disa javë në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, thuhet nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Përveç vdekjes së 24 vjeçarit, 30 persona të tjerë janë lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë nga forcat izraelite gjatë protestës në kufirin e Gazës, raporton Euronews.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se trupat e tij janë përballur me rreth 6000 palestinezë gjatë vijës kufitare me Gazën, dhe u detyruan të hapin zjarr për shkak se ata nuk u larguan, pas paralajmërimeve të ushtrisë.

Protestuesit po kërkonin largimin e bllokadës të së drejtës së palestinezëve të kthehen në tokat e tyre, për shkak të largimit të tyre nga vendi për shkak të konflikteve.

Më shumë se 200 palestinezë janë vrarë nga forcat palestineze që nga Marsi i vitit 2018, kur edhe filluan protestat javore të palestinezëve.

(Kosova Sot Online)