Përse ka dalje të vogël në zgjedhjet e parlamentit evropian ?

  • 10 May 2019 - 22:25
Përse ka dalje të vogël në zgjedhjet e parlamentit evropian ?

Gjatë zgjedhjeve të parlamentit evropian, gjithmonë dalja ka qenë më e vogël në krahasim me zgjedhjet për parlamente kombëtare. Kjo ka mbetur dhe ende mbetet njëra nga sfidat kryesore të BE’së. Por cili është problemi i kësaj çështje.

Në Festivalin e Demokracisë, në Texel të Holandës, qytetarë, aktivistë e zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë mbledhur për të diskutuar mbi idetë e tyre, raporton Euronews

Njëra nga përgjigje kryesore është fakti që fushatat ndodhin në territore kombëtare, të udhëhequra nga kandidatët e së njëjtës kombësi. Dhe njerëzit janë të lodhur për të votuar për të njëjtat parti dy herë.

“Zgjedhjet për parlamente kombëtare zakonisht janë më direket, sepse njerëzit e dinë se çfarë kompetenca ka parlamenti i tyre, dhe çka mund të bëj ai për ta përmirësuar jetën e tyre, ndërkohë që evropianët nuk janë mirë të informuar mbi rëndësinë që ka parlamenti evropian, dhe mendojnë se ka më pak ndikim në jetën e tyre” tha euro-deputetja nga Partia e Gjelbër, Bas Eickhout.

Ndërkohë që liberalja, Margrethe Vestager, tha se “ne kemi 28 zgjedhje brenda një dite, dhe ato mund të shikohen si zgjedhje kombëtare për çështje evropiane”.

Ndërsa euro-deputetja Eva Maydell tha se problemi kryesorë qëndron në faktin se politikanët kombëtarë zakonisht i fajësojnë politikanët evropianë për problemet e tyre.

Festivali i Demokracisë është mbajtur në prill të vitit 2019, në qytetin Texel të Holandës, si një tentativë për t’i informuar të rinjtë mbi rëndësinë që e ka BE’ja në jetët e tyre

(Kosova Sot Online)