Shpërthen Badallaj: Shpend Jahti "argat" i bandave mafioze në Prishtinë

  • 11 May 2019 - 07:35
Shpërthen Badallaj: Shpend Jahti

Analisti politik Reshat Badallaj ka reaguar pas deklarimeve të fundit të Shpend Ahmetit i cili ka deklaruar së fundi se  nëse do ti ndalte ndërtimet, që  po marrin përmasa alarmante dhe pa asnjë kontroll  gjithandej në Prishtinë, ose do ta fusnin në burg  ose do ta vriste dikush, duke thënë se kjo është gënjeshtra tjetër e radhës , e madhe e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit.

  “Nuk merren aspak serioze rrenat e pa kripë të këtij matrapazi, Shpend Ahmetit, ose tashmë   si njihet publikisht Shpend jahti apo Shpend hajni, sepse tashmë   përpos që  i ka dalë boja,  as që  i beson më askush. Shpend hajni dihet se është "këlysh" i bandës serbiane Devolli dhe një piun i klanit "PRONTO". Ky dilenxhi përdoret nga këto dy banda sipas asaj:"LIDHE KALIN KU TË THOTË ZOTËNIA".Pra, bandat kriminale të nëntokës, bandat mafioze e drejtojnë se ku duhet filluar themele tjera për ndërtimet e egra, por natyrisht se ky matrapaz shpërblehet mjaftë mirë për këtë pazar. Qëllimisht ky i pafytyrë del në popull dhe  vajton kinse e vrasin dhe nuk ka pasur qare pa e bërë këtë.

Përndryshe ky hajvan e ka planin se ku  të jep leje ndërtimi sipas ryshfetit, dhe dihet se kjo nuk është hera e parë, përkundrazi ky dhe banda e tij me ata këlyshët që i ka rrotull dihet se ka vepruar kësisoj duke dhënë  tokë pikërisht në zemër të Prishtinës. Pra, ky mafioz Shpend hajni vepron sipas planit të bandave mafioze të nëntokës që veprojnë jo vetëm në Prishtinë, por edhe më gjerë. Dhe, kush e merr seriozisht rrenën e pa kripë të këtij hajni dhe piuni  të bandës serbiane Devolli dhe ati klani famëzi "PRONTO?", tha Badallaj për “Kosova Sot” Online.

 Badallaj shkon edhe më tutje duke shtuar se "Shpend Hajni thjeshtë është vetëm një argat i këtyre bandave mafioze dhe kriminale që udhëhiqet  dhe mbështet nga majat e shtetit dhe ajo natyrisht dihet se është e pamundur ky të mos merr pjesë për të kapur thikën dhe për ta ndarë pjesën e "tortës".  

“Duhet ditur se ky dilinxhi përpos interesit të tij personal që trash xhepat nga bandat mafioze ,ky ka edhe një interes tjetër dhe ai dihet se të gjithë atë kope këlyshësh që morën mandatet në emër të subjektit tjetër Vetëvendosjes, përpos që quhen dhe mbeten tradhtar që të lënë krushqit në rrugë, këta duhet të mbijetojnë, sepse nuk kanë rast të mbijetojnë si grup banditësh të vegjël prandaj duhet të  ulën në prehrin e një bande tjetër, përndryshe janë të shtrirë për tokë si qen të zgjebosur. Po, nuk shkuan si kope bagëtish,këta do të degdisen si këlyshët e hienave nëpër stane të huaja.”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online".

 Ai shton tutje se Shpend Ahmeti nuk mund të rrezikohet nga këto banda derisa është në shërbim të tyre. “Shpend hajni me ata këlyshët që i ka rrotull mos harroni dhe po ju garantoj me kokën time do i vyen edhe një kjo kohë këtyre bandave mafioze në Prishtinë dhe rrethinën e saj, sepse i vyen argati i tyre. Akoma kanë për ta plaçkitur tokën e kryeqytetit për të ndërtuar paligjshëm, për të përfituar dhe për t´i trashur xhepat e tyre që janë bërë super milionerë që deri dje nuk kishin para për biletë autobusi. Ajo pjesa nga Prishtina e re do jetë gllabërimi i radhës e mafio-oligarkëve,por që janë te zotet  e saj kryebanditët e majave te shtetit dhe natyrisht banda kancoregjene serbiane qe ka vetëm një emër e që quhet DEVOLLI”, tha  për “Kosova Sot Online”, Reshat Badallaj.

 (Kosova Sot Online )