E zbulon Haziri: Përplasjet Thaçi-Haradinaj, si “lufta e gjelave”

  • 11 May 2019 - 07:39
E zbulon Haziri: Përplasjet Thaçi-Haradinaj, si “lufta e gjelave”

Derisa nuk po ndalen përplasjet në distancë ndërmjet Presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, për çështje të ndryshme shtetërore jo vetëm sa i përket dialogut dhe marrëveshjes eventuale me Serbinë, sipas analistit politik Nexhat Haziri, për tej asaj që po bëhet për interesat e tyre personale, tregon qartë se këta njerëz janë të pa aftë për të ndërtuar atë që quhet politikë shtetërore e Kosovës karshi sfidave që ka vendi, qofshin këto në aspektin e brendshëm apo edhe atë ndërkombëtar.

“Dhe kjo pa aftësi e tyre ka pasoja të rënda në forcimin e stabilitetit politik te brendshëm të vendit por edhe në forcimin e subjektiviteti ndërkombëtar të Kosovës. Përplasjet e tyre u ngjanë “luftës së gjelave” që po ashtu ndikojë negativisht në besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit, por edhe në raport me partnerët tanë ndërkombëtar të cilët çdo ditë po e shfaqin zhgënjimin me funksionimin e shtetit të Kosovës dhe me performancën e njerëzve e tillë në krye të institucioneve më të larta ta vendit, siç janë presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe të tjerët.”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, sipas Hazirit, presidenti Thaçi po vazhdon ta shtyj idenë e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që në fakt është ndarja e territorit të Kosovës në vija etnike, duke sulmuar edhe Gjermaninë dhe BE, sidomos vendet që tashmë janë shprehur kundër idesë së tij dhe presidentit serb Vuciq për një marrëveshje mbi bazën e ri përcaktimit të kufijve apo korrigjimit, duke manipuluar opinionin gjoja me përjashtimin që po i bëhet SHBA-ve nga procesi I dialogut Kosovë-Serbi. “Kjo është vetëm një propagandë e presidentit Thaçi I cili për interesa të tij, sidomos ato që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale dhe orvatjes së tij për ti shpëtuar kësaj gjykate,po mundohet ta manipuloi opinionin vendor”, tha Analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Haziri, derisa Kosova është shtet I kontinentit evropian që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, dhe është e natyrshme që procesin e dialogut Kosovë- Serbi ta mbikëqyrin apo ta monitorojnë si palë e tretë shtete e BE-së, si Gjermani dhe Franca, por kjo në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë dhe rolin e SHBA-ve në këtë proces. “Vetëm tani kur ideja e tij për ndarjen e Kosovës mori goditjen përfundimtare nga BE-ja në Samitin e Berlinit, iu kujtua mungesa e SHBA-ve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, mungesë të cilën nuk e vërejti për aq kohë sa dialogoi me palën serbe me ndërmjetësimin e Federika Mogerinit, qoftë në pozitën e kryeministrit të vendit dhe më pas edhe si president. Ndërsa ajo që z. Thaçi llogaritë në SHBA-n, është vetëm sigurimi i mbështetjes së këshilltari për siguri kombëtare I presidentit Tramp, John Bolton, që njihet si një ish kundërshtar I pavarësisë së Kosovës, por kjo nuk do të thotë si ai përfaqëson atë që quhet qëndrim I administratës amerikane kur është në pyetje Kosova dhe shtetësia e saj, pasi qëndrimi amerikan është I mirënjohur për të gjithë në përkrahje të shtetit Kosovës dhe zhvillimit të saj në të gjitha aspektet”, ka thënë Haziri për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)