ShBA-ja dërgon sistem raketor dhe luftanije në Lindje të Mesme

  • 11 May 2019 - 08:44
ShBA-ja dërgon sistem raketor dhe luftanije në Lindje të Mesme

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë sistemin mbrojtës raketor “Patriot” dhe një luftanije në Lindje të Mesme në kohën kur tensionet me Iranit po dalin nga kontrolli.

Zyrtarët amerikanë thanë se luftanija “USS Airlington”, e cila transporton aeroplanë dhe automjete që mund të lëvizin në tokë dhe në ujë, do të bëhet bashkë me anijen “USS Abraham Lincoln” në Gjirin Persik.

Pentagoni njoftoi se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë dërguar aeroplanë bombardues të tipit “US B-52” në një bazë ushtarake në Katar. Sipas tyre, këto lëvizje janë kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve për veprime të mundshme kundër forcave amerikane në Lindje të Mesme nga Irani.

Autoritetet kanë dhënë pak informata për natyrën e saktë të kërcënimit të raportuar, të cilin Irani e ka quajtur të pakuptimshëm. Tehrani ka thënë se këto lëvizje janë luftë psikologjike që kanë për qëllim ta frikësojnë Iranin.

Në anën tjetër, një agjenci iraniane e lajmeve e ka cituar një klerik të lartë iranian, Yousef Nejadin, i cili ka thënë se flota ushtarake amerikane do të mund të shkatërrohej me një raketë.

Të premten, Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara nuk po duan konflikt me Iranit, por se Uashingtoni është i gatshëm t’i mbrojë forcat dhe interesat amerikane në rajon. “Departamenti i Mbrojtjes po vazhdon që për së afërmi t’i përcjellë veprimet e regjimit iranian”, u tha në një deklaratë të këtij institucioni.

Shtetet e Bashkuara po synojnë që Irani të bëhet pjesë e një marrëveshjeje të re për zhvillim të armëve, në të cilën, përpos kufizimeve për zhvillim të armëve bërthamore, do të përfshihej edhe programi i raketave balistike, shkruan “BBC”.

(kosova Sot Online )