I jep hua 4 mijë e 500 euro, ia merr mbi 15 mijë, arrestohet prizrenasi

  • 11 May 2019 - 11:11
I jep hua 4 mijë e 500 euro, ia merr mbi 15 mijë, arrestohet prizrenasi

Një person është arrestuar pasi me shantazh dhe kërcënim ka detyruar një tjetër  që borxhin prej 4 mijë e 500 eurosh ta paguajë me mbi 15 mijë euro.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht me fajde i ka dhëne viktimës 4 mijë e 500 euro ndërsa përmes shantazhit dhe kërcënimit e ka detyruar që të paguajë një shumë më të madhe se që i kishte dhënë. Rasti ka ndodhur në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti të dëmtuarit mashkull K/Shqiptar i ka dhënë  me fajde  të holla në vlerë 4500€. I njëjti  duke  e shantazhuar dhe kërcënuar  me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që  të  paguaj mbi 15 000€.  Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)