Vajza me nevoja të veçanta që nuk mund të flasë kafshohet nga fëmija tjetër në Britani

  • 11 May 2019 - 13:45
Vajza me nevoja të veçanta që nuk mund të flasë kafshohet nga fëmija tjetër në Britani

Një vajzë me nevoja të veçanta dhe e cila nuk mund të flasë ka pësuar shumë lëndime në trup pasi është kafshuar nga një fëmijë tjetër gjatë rrugës për në shtëpi.

Lillian Waldron, 10-vjeçare, e cila i ka sjelljet e një dyvjeçareje dhe ka ngecje në zhvillim, ishte duke udhëtuar me një autobus për fëmijët me nevoja të veçanta.

Prindërit e saj, Lynn Waldron-Moehle dhe Chad Waldron, thanë se vajza e tyre u kthye në shtëpi në gjendje shumë të rëndë dhe duke e mbajtur dorën e saj, e cila ishte e mbuluar me shenja të dhëmbëve.

Ata janë të zemëruar sepse shoferi i autobusit nuk ndërmori asgjë për ta ndalur sulmin, ndonëse vajza ishte e ulur afër ulëses së drejtuesit të mjetit.

Nëna e vajzës së sulmuar tha: “Ajo nuk mund të flasë dhe nuk mund të ikë sepse është e lidhur në karrige me rripa. Ajo u detyrua ta durojë këtë torturë dhe shoferi nuk e ndali sulmin”.

Ajo tha se i vërejti shenjat në trupin e vajzës pasi e futi anë në banjë për ta pastruar. Drejtuesit e shkollës tashmë po i hetojnë pamjet e kamerave në kohën kur vajza është nisur nga shkolla drejt shtëpisë.

Babai i vajzës po kërkon nga shkolla të angazhojë staf shtesë në autobus për t’u kujdesur për fëmijët pasi shoferi duket se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, shkruan “Metro UK”.

(Kosova Sot Online)