E thotë ish agjenti i SHIK-ut: Prokurorët special dhe gjyqtarët e inkriminuar janë pjesë e mafias...

  • 11 May 2019 - 14:25
E thotë ish agjenti i SHIK-ut: Prokurorët special dhe gjyqtarët e inkriminuar janë pjesë e mafias...

Njohësi i fushës së sigurisë në Kosovë, Naim Miftari, vendnumërimin e  sistemit të drejtësisë  dhe nënshtrimin e këtij sistemi ndaj krimit dhe korrupsionit vazhdon ta sheh si pasojë  e  instalimit në strukturat kyqe drejtuese  të njerëzve që kanë lidhje me krimin, prandaj edhe nuk mundë të pritet veprimi i tyre kundër të njëjtit fenomen. Ky infiltrim sipas tij shkon deri edhe në Prokurorinë Speciale.

Image
Naim Miftari

“Inkriminimi i Prokurorëve Special dhe gjyqtarëve edhe vetë në krimin e organizuar është arsyeja, pse drejtësia e Kosovës po heshtë kur vjen në pyetje thyerja e ligjit,  si dhe  e korrupsionit, sepse  dhe kur krimineli ose oligarku,  ose politikani i fuqishëm bënë vepër penale ai nuk ndiqet.

Prandaj edhe dështimi i lëndëve penale apo heshtja e veprave penale,  si Pronto afera ose afera e shitjes të KEK-ut, ose afera e sigurisë në KEK apo e Z –Mobile  e qindra afera tjera korruptive,  tregon qartë  se Status QUO-ja  me krimin e organizuar nuk është e rastësishme. Nuk është e rastësishme edhe  lënia e fajeve dhe dështimit të drejtësisë ligjeve apo  neneve ligjore. Edhe kjo është vetëm një  justifikim për me ble kohë për dështimin total të sundimit të ligjit në Kosovë”, tha për “Kosova  Sot Online” njohësi i fushës së sigurisë Naim Miftari.

Prandaj ai thotë se derisa  në Kosovë  nuk janë  problem i mos  sundimit të ligjit, funksionimit të drejtësisë ligjet, problemi është te vetë politika dhe drejtësia e varur ashpërsisht nga politika mafioze. “Askush nuk mundë të arsyetohet  se në Kosovë nuk ka drejtësi sepse nuk kemi ligje të mjaftueshme të mira dhe të zbatueshme, apo se ka defekte nëpër disa nene ligjore, problemi është se shtetin  dhe politikë e ka kapur  mafia  dhe nuk lejon  zbatimin dhe sundimin e ligjit. Kështu kanë vepruar edhe më herët dhe kështu po veprojnë edhe tani, do të veprojnë edhe në të ardhmen nëse nuk kemi ndryshime rrënjësore në politikën dhe në institucionet e drejtësisë së Kosovës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )