Për çfarë ju duhet ai lekë more të mjerë, kur të rinjtë po i merr gjermani, francezi dhe zvicërani!

  • 11 May 2019 - 18:30
Për çfarë ju duhet ai lekë more të mjerë, kur të rinjtë po i merr gjermani, francezi dhe zvicërani!

Kosova nuk guxon të shuhet për shkak të disa parazitëve, pse ne kaq të dobtë dhe nënshtrues duhet të jemi përballë këtyre parazitve!? Jo ore! A jeni në vete apo jeni tjetërsuar jeni bërë ajo cfarë ndjeni para, makin dhe tulla pse kështu janë Kosovarët !? Pse ne kaq vlejmë aq sa për t’ju nënshtuar parazitve, unë personalisht as për mija euro, vdes dhe nuk u nënshtrohem këtyre thithagjakësh të prishur, sepse të vdesesh për vendin [ Kosovën] ku zoti ta caktojë që ti të jetosh është përjetësi, lavdi dhe lumturi, por këtë shqiptari modern i kohëve të multisolave që për mendimin hetues janë rrjetet sociale, kafenet dhe shkollat jopraktike, nuk po mund ta kuptojnë dot, sepse dëshira aq e fuqishme për paranë, makinen e zezë si sorra, femrat me bëth dhe buzë të fryra, por me mendjen e bërë zhele e ndotur !

E kuptoni cfarë do të thotë tu nënshtrohesh këtyre virusve ? Megjithatë të rikthehemi në temë. Shuarje e saj domëthënë zhdukej e të rinjeve dhe rejave, reduktim dukshëm të natalitetit [lindjeve] dhe ngritje të mortalietit [vdekjeve], kjo do të thotë asimilim ‘‘Shuarje“. Ndokush nga këta që u është shpërthyer egoja [pasionet] e lakmisë, mund të thotë çfarë fletë ky naiv. Mirëpo ai me siguri i ndikuar nga ndjesia e lakmisë nuk e kupton qartë, ngase kjo ndjesi e lakmisë ua ka mbyllur sytë e logjikës së shëndosh se po t’i pyes të rinjtë mbi 18 vjeç deri 37 vjeç, ata me plotë pesimizëm pohojnë se, nuk ia vlenë të bësh të mundur edhe një jetë të re [fëmijë] në këtë vend të mjeruar e cila nuk të ofron asgjë pos rrugën, krimin dhe prostuticionin e shumë mundësi si këto. E shikoni të dashur bashkëfolës të shqipës se deri ku ka arritur marrëzia e një shoqërie në humbuje a nuk iu duket e dhimbshme kjo, po pse t’ju duket ku tashm ju nuk keni as me të grimcen ndjesi thimbjeje për vendin amë Kosovën ? Apo nuk ju intereson fare, sepse mendja ju rri vetëm tek paraja.

Po për çfarë ju duhet ai lekë more të mjerë, kur të rinjtë po i merr gjermani, francezi dhe zvicërani. Atëherë pse po i bëni këta fëmijë ë për t’i pasuruar shtetet fqinj me resursin me të çmueshëm dhe të rrallë që mund të ketë një shtet, të cilët logjika e shendosh e një shoqërie e koncepton ose e shikon si baza e një familje, shoqërie, shteti deri në komb pa të cilët çdo gjë shtetërore mund të asimilohet dhe fakt është se po shkon drejtë saj, ngaqë lindjet po nuk po ndodhin më, vdekjet janë në kulmin e tyre të rinjetë po i rrëmben Europiani pa menduar dhe ndjerë për nënat dhe babllarët tanë tashmë të plakur ose të sëmuar. Po pse europianet duet të mendojnë për etrit tanë sa mjeruese dhe naive për ndërgjegjjen dhe mendjet tona . Po pse nuk ndali të mendoni, ç’është me ju këshu? Nëse vërtetë na ka mbetur tek ne që flasim shqip ndonjë impulës morali patriotikokulturorë, atëherë të gjithë një mendimi, ndjenje dhe kërkese duht të bashkohemi dhe të veprojmë që ky asimilim të ndalet. Dikush me shtim të natalitetit [lindjeve], dikush tjetër me laps dhe letër, tjetëri me zë, rrjetë sociale deri tek ajo më goditsja protestat e ashpëra, vetëm e vetëm që Kosova të mos asimilohet nga vetvetja jonë, nga paaftësia jonë mendorefizike dhe injorantetë me rroba të zeza . Në qoftë se ndokush mendon se tashmë ka ndodhur ky asimilim, ai vet është kontribues që kjo zonjë e vogël në përmasa terroteriale të shuhet, por shumë e rëndësishëm për gjeopolitikat superbotërore.

Megjithatë tashmë e rraskapitur nga padrejtësitë që jemi duke ia bëre ne me miopin tonë të trashiguar nga kompleksi trasmes, domëthënë babai ia trasmeton të birit këtë mentalitetë shkatërrues se ti je i fortë trim dhe se çdo problem që të del para duht ta zgjidhesh duke ikur dhe zhdepur me dru ahu ose varë, sa frikësuese derisa të zhduket e ardhmja e tij normalishtë me pavedije. Ai është pikërisht shkatërruesi për faktin se nuk është ne nivelin e intelegjencës që ta kuptojë këtë dhe të mendojë se nuk ka të drejtë të mendojë dhe ndjejë kështu për shtetin e tij. Pse e themë? Sepse nëse atij nuk i duket e përshtatshme diçka Kosovare për dëshirat ose egojen e tij të shpërthyer dhe si rrjedhim i akumulohet në pakënaqësi deri në depersion ku asgjë më Kosovare nuk i duket me vlerë, pavarsisht kësaj, ai nuk ka të drejtë që këtë skemë të zezë mendoroemocionale ose energji shkatërruese ta trasmetojë tek i tjetëri duke filluar nga djali, gruaja, vëllai, shoku, deri tek shoqëria e gjëre. E kjo në doktrinen juridike do të thotë tradhti e kryer ndaj shtetit tënd në heshtje dhe duhet dënuar. Në rregull, ju mund të mos ndjeni dhembshuri për vendin amë dhe kjo gjë është normale, por nuk keni të drejtë t’ia impononi tjetërit për faktin se ti nuk je i sigurt dhe don ta fitosh sigurin duke e helmuar edhe tjetërin. Mund të ikësh, por jo ta ftosh tjetërin t’i thuash ‘‘ Të ikim nga ky vend i mallkuar“ Po ku e mësuat këtë frazë emocionalemendore more zezënaja, krymyj dhe shushunja ? Në cilat katedra akademike ? Serbe apo Ruse!? Në cilat abetare i lexuat Serbe, Greke, Malazeze, Ruse ? Apo në Kishat Ortodokse serbe? Me siguri në kisha Ortodokse që sot njihen si shkolla shqipe. Ta zëmë se të gjithë e lëshuam Kosovën nënë dhe babë ? Po a ju vete në mendje se kush do ta trashigojë këtë territor aq të vogël ?

Aha po sigurisht fqinjtë tanë, serbet, aq dashamirës që na vranë, prenë, dhunuan grate, motrat tona pavullnetin e tyre të lire me kalin e troies Zajdnicën “ Bashkësin e komunave me shumicë serbe”. Pse cfarë po e mendoni ju Zezënicën një dritë që do ta ndriçojë ketë vend ? Jo more, por zhbërje të 92% të Kosovarëve dhe ngritje të 8% serbve doni fakt shikojeni dhe kuptojeni largimin e të rinjeve ! Jo kurr nuk duht të lejohet kjo gjë! Po a keni more vetëm pak gjakë shqiptari, nëse vetëm pak do kishit, nuk do ta kishit përbuzur dhe mohuar për ca letëra dhe llastra Gjermano-Zvicërane. Të gjitha këto gjëra, paratë e lëmuar, makinat e zeza, shtëpitë e harlisura me gjëra koti të ngritura sikur të ishin shkëmbinj të cilat e zënë rrezën a qa të këndshme të diellit dhe e humbin pamjen e barit të gjelbër, që ju jeni lidhur me këto gjëra aq shpirtënisht më shumë sesa me fëmijët, vëllëzrti, fqintë tuaj, mund të bëhen në vendin e quajtur Kosovë ish Dardania antike. Po a jeni ju të vetëdijshëm se kur Gadishulli Ilirik tash “ballkanik” posaqërisht, qytetështeti i shekujve 7 Dardania kishte të instalaur sistemin e kanalizimeve nëntoksore, teksa Europa perindimore dhe ajo lindore ekzaktësisht po në këtë shekull kishin filluar të dalin nga shpellat ku kishin jetuar dhe të drejtohen drejtë Europës qendrore, domëthënë Gadishullit Ilirik, që ta pushtonin, sepse kushtetë që ofronte ky qytetështet për jetesë sllavet nuk i kishin pare as në ëndërr. Prandaj ky është argumenti faktikohistorikë që me nxitë ta theme gjithë këtë që sapo e lexuat. Po pse doni që të shuhet Kosova, cfarë ju ka bërë kjo e shkretë ?

Për ca llastra, femra dhe letra me ngjyrë që janë duke ua mundësuar vendet të cilët shpenzojnë milona këso llojë letrash që gjuha, kultura, tradita e tyre dhe shkenca, feja të zë rrënjë në mendjet dhe zemrat e shoqërisë së tyre. Kurse ne cfarë jemi duke bërë ? Jemi duke i helmuar mendjet dhe shpirtrat e shoqërisë sonë me politka të ndyra, Ndërsa po investojmë në mure për të ndëruar pallate të cilat nuk mund të dhurojnë asgjë pos ngulfatjesë së frymarrjesë. Kjo nuk është politika që zhvillon . Kjo është asimilimi i një shoqërie me civilizim shekullor. Labinot Beka

(Kosova Sot Online)