Anton Çuni për ushtrinë serbe: Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!

  • 11 May 2019 - 19:45
Anton Çuni për ushtrinë serbe: Jo keq në paradë, por të mjerë në betejë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, përmes rrjetit social Facebook, ka dërguar një mesazh për ushtrinë serbe.

Ai ka shkruar se parade e ushtrisë serbe nuk është e keqe, por ata janë të mjerë në betejë.

Parada e ushtrisë serbe u mbajt në qytetin e Nishit, ku morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.

Çuni këtë postim e ka shoqëruar me disa fotografi ku shihen disa ushtarë serb të kapur peng, me sytë e lidhur me shirita, tanke të ushtrisë serbe të shkatërruara nga UÇK’ja dhe ushtarë të UÇK’së të cilët shihen se si kishin shkatërruar artilerinë serbe.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)