Protesta e opozitës, reagon Rama: Qeverisë s’ka ç’i bën. I thotë ‘Aman ik’

  • 11 May 2019 - 20:44
Protesta e opozitës, reagon Rama: Qeverisë s’ka ç’i bën. I thotë ‘Aman ik’

Kryeministri Edi Rama reago në Twitter për protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se zjarri i hedhur mbi ndërtesën e Kryeministrisë nuk i bën dot asgjë, por vetëm Shqipërisë, ndërsa publikon një video nga zjarri tek dera e qeverisë.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vetë ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëmë”, shkruan Rama.

(Kosova Sot Online)