Merret vendim: 'Arusha' e Prizrenit do të vritet

  • 11 May 2019 - 20:50
Merret vendim: 'Arusha' e Prizrenit do të vritet

Demir Nashiq, nga Prizreni ka thënë se ai po frikësohet nga ariu, për shkak se ky i fundit është i rrezikshëm për qytetarët

“Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj” tha ai në një intervistë për media.

Ndërsa edhe shumë qytetarë janë ankuar për prezencën e këtij ariu, duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët të cilët luajnë në parkun “Marash”.

Njëri nga qytetarët e Prizrenit madje kanë thënë se ata kanë parë gjurmët e ariut, shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Por frikës, siç duket do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë. 

(Kosova Sot Online)