Meta reagon sërish: Distancohuni nga aktet e dhunës, mos rrezikoni policët

  • 11 May 2019 - 21:51
Meta reagon sërish: Distancohuni nga aktet e dhunës, mos rrezikoni policët

Kreu i Shtetit, Ilir Meta reagoi sërish pas përshkallëzimit të përleshjes në protestën e opozitës.

Meta bën thirrje për distancim nga aktet e dhunës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta u bën sërish thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe nga individët, të cilët rrezikojnë policët”, thuhet në një reagim të Presidencës.

Ndërkohë protesta po vijon para parlamentit aty ku janë hedhur bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

(Kosova Sot Online)