Sulmohet një hotel, ka të vdekur

  • 11 May 2019 - 21:59
Sulmohet një hotel, ka të vdekur

Një person i armatosur ka sulmuar një hotel me pesë yje në qytetin Gwadar të Pakistanit, në rajonin Baluchistan, raportojnë mediat botërore.

Personi i armatosur së pari e kishte sulmuar rojën i cili po qëndronte në dyert e hotelit Pearl Continental, e më pas kishte hyrë në hotel ku kishte filluar sulmin, thuhet në deklaratën e ushtrisë pakistaneze, raporton Euronews.

Një zyrtar i ushtrisë i ka thënë Reuters se shumica e mysafirëve janë evakuuar, por mysafirët e katit të parë të hotelit, nuk kishin arritur të evakuohen, ndërkohë që numri i saktë të vdekurve ende nuk dihet.

Në një deklaratë të dërguara për mediat, Ushtria Çlirimtare e Baluchistanit ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Kjo ushtri, është një numër vullnetarësh, të cilët kërkojnë më shumë autonomi për provincën e Baluchistanit, e cila gjendet në Pakistan.