Sot priten reshje shiu

  • 12 May 2019 - 08:05
Sot priten reshje shiu

Fundjava me mot të ngrohtë dhe kthjelliët. Të dielen në mbrëmje priten riga lokale shiu. Ndërkaq, java në vijim do të ketë mot më të ftohtë dhe me reshje shiu.

12.05 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu.
13.05-14.05 – Ditën e hënë më freskët, kryesisht vranët dhe me shi. Pasdite reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullima. Ditën e martë, më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e pasdite mundësi edhe për bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
15.05 – Ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Në fundjavë temperaturat do të rriten rreth vlerave mesatare, e javën e ardhshme do të pësojnë rënie. Minimalet do të luhaten nga 6C deri në 9C, ndërsa ato maksimale në fundjavë do të rriten deri në 22C, e javën e ardhshme do të zbresin deri në 14C.

Image

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 6-13m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale, mirëpo nga dita e hënë do të zbres nën këto vlera.

(Kosova Sot Online)