Shpërthen gypi në Prishtinë, shumë lagje mbesin pa ujë

  • 12 May 2019 - 08:57
Shpërthen gypi në Prishtinë, shumë lagje mbesin pa ujë

Shumë lagje të Prishtinës mëngjesin e së dielës kanë mbetur pa ujë. E gjithë kjo si pasojë e shpërthimit të një gypi.

Uji ka vërshuar rrugën ‘Luan Haradinaj’, si dhe rrugën ‘Kosta Novakoviq”.

Nuk dihet nëse zyrtarët e ujësjellësit  kanë dal në vendin e ngjarjes për ta sanuar situatën. Ndërkohë, policia ka dal në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)