Ligji për kufizimin e abortit nxit reagime dhe protesta nga yjet

  • 12 May 2019 - 10:03
Ligji për kufizimin e abortit nxit reagime dhe protesta nga yjet

Një ligj i ri për abortin në shtetin e Gjeorgjisë ka nxitur thirrjet për një bojkot të Hollywood nga aktorët dhe kompanitë prodhuese.

Aktorët nënshkruan një letër të hapur në mars duke u zotuar të mos punojnë nëse ligji – që ndalon shumicën e aborteve qysh në javën e gjashtë të shtatzënisë – të kalojë.

Gjeorgjia është shteti i fundit që do të miratojë legjislacionin që kufizon abortin.

Aktorja dhe aktivistja e  Lëvizjes #MeToo Alyssa Milano, u kërkoi grave të shtunën që të bashkoheshin me të në një grevë të seksit në shenjë proteste.

Postimi i Milanos ka ndarë opinionin e mediave sociale, duke shkaktuar një debat që çoi në trendin e hashtag-ut #SexStrike në Twitter në SHBA

(Kosova Sot Online)