Paralajmëron analisti: Fshesë e madhe për pastrimin e kësaj kaste të kriminalizuar politike

  • 12 May 2019 - 10:16
Paralajmëron analisti: Fshesë e madhe për pastrimin e kësaj kaste të kriminalizuar politike

Vrapi i pa ndalshëm i kësaj klase politike që po e qeveris vendin për tu pasuruar përmes veprimeve të kundërligjshme, krimit dhe korrupsionit, zhvatjes së buxheti, dhe mbështetjes së bastioneve politike për të punësuar militantët e tyre, ka bërë që qytetarët ta humbin shpresën dhe besimin në këto institucione.

Image
Dardan Grapci

Kjo klasë politike, sipas analistëve, nuk bënë gjë tjetër veç se si të gjejnë rrugët më të përshtatshme për ta vjedhur qytetarin, duke tregtuar qoftë me ndërmarrjet publike apo ato private, duke vrapuar se si të pushtohen institucionet e drejtësisë e të arsimit, dhe si të përfitojnë nga tenderët publikë, dhe si t`i kanë nën kontroll farmacitë dhe tregtinë me karburante. Egoja për tu pasuruar kundërligjshëm I bënë këta pushtetar të mendojnë vetëm se si të japin e mbajnë monopole kriminale, e shumë çka tjetër, prandaj duke arritur kulmin e krimit, sipas analistëve politik, kjo kastë kriminale politike është shumë afër vetë varrosjes sepse qytetari nuk duron më, kurse një argat të mirë do ia bënë dhe Gjykata Speciale . Të paktën kjo është një pritje sipas analistit politik Dardan Grapci.

“Kjo klasë politike në Kosovë, si duket fundin e kanë shumë afër, sepse me zgjedhjet e reja qendrore janë afër, edhe ato lokalet vijnë shpejtë, dhe kjo qeveri do të përfundoj sikur qeveritë tjera me turp. Jam optimist që brenda këtij viti, shumë pushtetar politik do të burgosen me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës. Kjo klasë politike mund të vazhdoj me vjedhje, zhvatje të buxhetit, punësime partiake dhe familjare etj, vetëm edhe në këtë vit, sepse viti i ardhshëm do të jetë viti i ndryshimit, ku ligji do funksionoj, policia dhe gjyqësori do të kenë ndryshime të mëdha brenda tyre, sepse diçka e madhe po vjen në Kosovë, që do i ndihmoj qytetarët të shpëtojnë nga politikanët e korruptuar dhe manipuluar nga mafio-biznesmenët e inkriminuar vendor”, tha Grapci për “Kosova sot Online”.

E zgjedhjet e radhës, sipas Grapcit, do të shërbejnë si fshesë e madhe për pastrimin e kësaj kaste të kriminalizuar politike sepse ai mendon që: “Kjo klasë politike janë mësuar të gënjejnë që nga viti 2000, por si duket më s’po ju pinë ujë gënjeshtrat, sepse qytetarët e Kosovës i kanë hapur shumë mirë veshët dhe sytë, e kanë kuptuar që me gënjeshtra shteti nuk ecë përpara”, theksoi Grapci për Kosova Sot Online.

"Derisa e kanë mashtruar popullin për të ardhur në pushtet, ai mendon që populli përsëri do të jetë ai që do i largon nga pushteti sepse i kanë ardhur tek hunda. Ky popull i ka sjellë këta politikan aty ku janë, dhe ky popull do i dënoj në zgjedhjet parlamentare fillimisht, që pritet të mbahen jo shumë larg, por edhe në ato lokale, prandaj ka një pikë shprese për këtë popull, dhe ky popull nuk bën të dorëzohet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )