Zëvendëskryetari i PDK’së: Besimi në shtet kthehet vetëm kur Veseli bëhet Kryeministër

  • 12 May 2019 - 12:04
Zëvendëskryetari i PDK’së: Besimi në shtet kthehet vetëm kur Veseli bëhet Kryeministër

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se aktualisht Kosova gjendet në pozitën më të keqe në aspektin ndërkombëtar dhe vendor. Ka thënë se Evropa po e izolon përditë e më shumë Kosovën e në anën tjetër edhe Kosova po mbyllet në vetvete.

“Shumë më pak ndërkombëtarë i besojnë Kosovën. Kjo gjendje rikthehet kur Kadri Veseli bëhet Kryeministër. Kjo kthehet kur Uran Ismailin e bëjmë Kryetar të Prishtinës”, ka thënë Hoxhaj, në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Prishtinë.

Paralajmërimi i Hoxhajt për ardhjen e Kadri Veselit në pozitën e Kryeministrit po bëhen në kohën kur është paralajmëruar rrëzimi i Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Edhe më herët, për ardhjen e Veselit në krye të Qeverisë kishin folur edhe Ministra tjerë të Qeverisë. Në mesin e tyre edhe Abelard Tahiri e Kujtim Gashi.

(Kosova Sot Online)