Dhunoi gjyshen për telekomandën e televizionit, arrestohet personi në Zveçan

  • 12 May 2019 - 12:31
Dhunoi gjyshen për telekomandën e televizionit, arrestohet personi në Zveçan

Një person është arrestuar nga policia pasi që ushtrojë dhunë ndaj gjyshes së tij për t’i marrë telekomandën. Ngjarja ka ndodhur dje neë Zveçan.  Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari  i mitur mashkull K-Serb pasi që i njëjti  ka tentuar qe me dhunë të marr aparatin televiziv nga gjyshja e tij viktima femër K-Serbe. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)