Denoncon Kapiti: Injorantët dhe servilët e drejtësisë i shërbejnë politikës, krimit dhe korrupsionit

  • 12 May 2019 - 13:07
Denoncon Kapiti:  Injorantët dhe servilët e drejtësisë i shërbejnë politikës, krimit dhe korrupsionit

Njohës të fushës së drejtësisë  vazhdojnë ta drejtojnë gishtin dhe të tregojnë se sa  thellë është  inkriminuar sistemi i drejtësisë në Kosovë,  ku prokurorët as që guxojnë të merren me njerëzit e fuqishëm që janë bërë të paprekshëm, qofshin pushtetarët ,ashtu edhe mafio-oligarkët  e nëntokës kriminale. Me të tillët as që guxon të merren, por i injorojnë edhe rastet e denoncuara, si Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore. Të dy nivelet vazhdojnë  t`i injorojnë lëndët e kallëzimeve penale që I kanë të deponuara në zyrat e tyre,duke i mbajtur në STATUS QUO ose edhe I mbyllin, pasi që bëhet fjalë për padi kundër ministrave,kryetareve të komunave e edhe mafio-oligarkëve të inkriminuar.

Image
Skënder Kapiti
Image

Eksperti i kësaj fushe,  Skënder Kapiti, tha për “Kosova Sot Online” se  drejtësia  si tërësi,  si gjyqtarët dhe prokurorët kanë dy arsye pse ata nuk guxojnë që ta zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte , të pa anshme  dhe të moralshme. “Kjo sepse ata janë emëruar pa asnjë kriter  dhe ftesi profesionale. Ashtu sikurse janë parlamentet me deputetët, qeveritë me ministrat, pushteti vendor me kryetarët e kuvendarët dhe administratat e tyre, po nga ai "bylmet" janë edhe gjyqtarët e prokurorët,  si në Shqipëri  ashtu edhe   në  Kosovë. Janë emëruar në punën e drejtësisë injorantët dhe servilët e përzgjedhur nga politika për t'i shërbyer asaj, krimit dhe korrupsionit të saj, dhe si të tillë ata janë amoralizuar  edhe në qoftë se kanë pasur  ndonjëri prej tyre  ndonjëherë ndopak  profesionalizëm, dinjitet e personalitet”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Çështja e dytë sipas Kapitit është  se  ata edhe ashtu nuk guxojnë që ta zbatojnë ligjin njëlloj për të gjithë qytetarët por përdorin standarde të ndryshme, sipas kërkesës së vartësve të tyre.

 “Ata në punën e tyre përdorin  dy standarde.  Ata kanë neglizhencën , fshehjen , manipulimin e lëndëve e deri edhe mbrojtjen  apo avokatinë për "të mëdhenjtë",  për "peshkaqenët" e VIP-at e politikës dhe  të pushtetit të krimit e korrupsionit. Ata, pra gjyqtarët e prokurorët pa përjashtuar as avokatët janë  vetë gjithashtu  pjesë e korporatës së hajnisë,  krimit të korrupsionit, si  dhe të krimit të tyre specifik, të krimit ligjor, të trafikimit dhe të pazareve me ligjin. Dhe duke qenë komponent i këtij sistemi korruptivo-kriminal ata do t'i shërbejnë detyrimisht atij sistemi, dhe gjithçka çfarë flasin dhe deklarojnë për ligjin e drejtësinë është vetëm deklarim hipokrizie, mashtrimi dhe fasade fshehjeje e korrupsionit e të pasurive të tyre”, theksoi Kapiti për “Kosova Sot Online". 

 

Pradnaj, sipas Kapitit, "vetëm VETTING-u do të ishte ilaçi i cili do ta pastronte dhe do ta çmontonte këtë sistem, këtë përbindësh kriminal e korruptiv  politik e juridik që ka kapur dhe paralizuar drejtësinë, shtetin , ligjin , demokracinë dhe shoqërinë si tërësi".

(Kosova Sot Online ).