Badallaj: Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu "lehin" kundër Gjermanisë, sepse i paguan ...

  • 12 May 2019 - 14:00
Badallaj: Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Duke parë breshërin e kritikave që së fundi presidenti Hashim Thaçi së bashku me Baton Haxhiun, po e drejtojnë kundër shtetit më të madh mik në Evropë, Gjermanisë, analisti politik Reshat Badallaj thotë për “Kosova Sot Online" se duke vepruar kështu ata janë nisur në një mision të ri të hapur kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

“Dy kuislingët dhe dy hajnat: Hashim Thaçi ose Hashimi i Brojës dhe Baton Haxhiu, UDBASH-i dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit dhe Zoran Stijeviqit, janë dalldisur kundër Gjermanisë, shtetit ndër me fuqishmit të botës dhe mikut më të ngushtë të shqiptareve historikisht, për arsyen se ju ranë shuplakë këtyre mbeturinave dhe jashtëqitjeve që ia bëjnë argatin e Serbisë për copëtimin e Kosovës. Këta janë hallakatur edhe pse Gjermania i përbuzi dhe i poshtëroi deri në skajshmëri sepse tregoi se ka informacione dhe fakte se këta dy krye kuisling kundër Kosovës dhe kundër kombit në përgjithësi, punojnë për interesa serbo-ruse dhe tani mundohen te shpifin dhe të përçajnë kinse shteti mik, gjerman ka qenë kundër njohjes së Kosovës dhe kundër ndërhyrjes ushtarake, duke harruar ndihmën e Gjermanisë për Kosovën, përpos ndërhyrjes ushtarake dhe ndër shtetet e para që e njohu Kosovën dhe se gjithmonë ishte në përkrahje”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online “

Badallaj thotë se që të dy, "Thaçi e Batoni po harrojnë edhe ndihmën materiale, se sa shqiptarë strehoi që ikën nga makineria vrastare serbe dhe tani po vihen në shërbim të po asaj ish makinerie sepse janë shitur shtrenjtë. Personalisht unë nuk habitem fare me këta dy mbeturina sepse nga anët e mia thuhet qeni aty ku han edhe leh. Prandaj, këta dy langonj te Serbisë fashiste lehin pa pushuar se për ketë punë paguhen. Përndryshe jo vetëm në Kosovë po kudo ku flitet shqip nuk mund të gjesh një shqiptar që nuk është mirënjohës për shtetin dhe popullin gjerman, që ka dhënë ndihmën dhe përkrahjen për shqiptarët jo vetëm tani por historikisht.

Dhe, në fakt, në qoftë se, e kujton atë që teposhtë i Madhi Sami Frashëri:"MOS E SHIKO ÇKA PO THOTË,PO SHIKOJE KUSH PO E THOTË", të lë të kuptosh se ke të besh me kuisling që bëjnë argatin e huaj, pra argatin serbo-rusë për interesat e tyre personale. Kuislingu i Brojës për interesa që të shpëtoj lëkurën e tij nga Gjykata Speciale dhe spiuni,tradhtari dhe UDBASH-i tjetër, Këlyshi i Serbisë fashiste Baton Haxhiu, që paguhet shumë majmë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

"Mirëpo me këto veprime të turpshme", sipas Badallajt, "po e humbin akoma më shumë po tregojnë se nuk janë më me popullin por kundër interesave të popullit në mënyrë të hapur.Një e mirë është që tashmë këta dy mbeturina janë nga ata që populli në përgjithësi i ka kuptuar se kush janë dhe që bëjnë argatin e dreqit, u ka dal boja dhe nuk u beson askush pos atyre langonjve që i kanë rrotull dhe gërryejnë ndonjë asht që ua japin këta, që u kanë mbetur nga kuzhinat e Beogradit. Pra, lehjet e këtyre langonjve askush nuk i merr seriozisht, prandaj Gjermania ju ra shuplakë dhe i bëri horë para botës dhe u kthyen nga atje me bishtin ndër vegë”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)