“O në pushtet, o këtu vetëm qamet”, Rama flet për synimet e opozitës: Nuk kanë shans dhe s’ka ndodhur askund që…

  • 12 May 2019 - 14:49
“O në pushtet, o këtu vetëm qamet”, Rama flet për synimet e opozitës: Nuk kanë shans dhe s’ka ndodhur askund që…

Shefi i qeverisë, Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka thënë se kërkesa e opozitës për të rrëzuar një qeveri legjitime është një gjë që s’ka ndodhur në asnjë vend të botës.

Kryeministri Rama ka thënë se synimi i opozitës është të shkatërrohet themeli i Kushtetutës dhe procesi zgjedhor.

“Mbrëmë mori goditje tjetër jeta ekonomike e atyre që ishin aty, nuk u goditën ata që i sollën njerëzit aty dhe i pajisen me bomba apo që u paguan lekë për fishekzjarrë dhe kapsolla, ata se kanë problem, shkojnë me pushime jashtë, mbrëmë u goditën ata që presin turistë, por bizneset e vogla që për shkak të turizmit fiton më shumë.

U goditën ata që shkojnë çdo mëngjes për të hapur derën e fabrikës, dyqanit, serës, dhe që jetojnë duke shitur prodhimet në një treg ku konsumatori nuk vrapo të shkojë të konsumojë, por mbyllen ne shpi.

Po i them këto jo se nuk dihen, por për të thënë që nuk ka shans teorik jo praktik, që të rrëzosh një qeveri legjitime, e  dalë nga zgjedhjet që ke qenë pjesë e qeverisë, me këto forma… Nuk ka shans. Nuk ndodh asgjëkund e as këtu.

Unë e di që synimi është të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, procesi zgjedhor, për të konfirmuar se “o ne pushtet, o këtu vetëm qamet”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)