Rritet eksporti midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

  • 12 May 2019 - 17:15
Rritet eksporti midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Nga aplikimi i taksës doganore prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë dhe të Bosnjës, më shumë kanë përfituar prodhuesit e ujit, vajit të rafinuar, prodhuesit e miellit, qumështit, misrit, duhanit, akulloreve dhe polietilenit, që kanë rritje më të lartë të eksportit.

Të dhënat e Ministrisë së ekonomisë tregojnë se për pesë muaj, apo nga nëntori i vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti, nga Maqedonia në tregun kosovar janë eksportuar mallra në vlerë prej 103,3 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kjo një rritje të eksportit për 25,7 milionë euro apo 33%.

Nga Ministria e ekonomisë presin që eksporti ndaj Kosovës me të cilën Maqedonia ashtu ka suficit në këmbim, në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të rritet.

Gjithshtu theksojnë se nuk ka ri- eksport të produkteve serbe përmes tregut maqedonas.

“Pritjet janë që ky ritëm i eksportit të rritur të vazhdojë edhe më tej, derisa të zgjas masa. Nuk është konstatuar as ri-eksport nga Serbia”.- u shpreh – Ministria e ekonomisë

EKSPORTI NË KOSOVË, NËNTOR 2018-MARS 2019

PRODUKTI NË EURO %

Ujë 4.075.309 1562%

Vaj luledielli 2.241.090 728%

Polietilen primar 1.291.485 441%

Duhan 490.650 534%

Konstruksione hekuri dhe çeliku 297.301 296%

Pemë dhe perime të konservuara 267.026 141%

Profile të petëzuar 245.726 131%

Akullore 209.763 135%

Të dhënat për këmbimin tregtar me Kosovën në pesë muajt e kaluar flasin se në këtë tregu është eksportuar ujë nga Maqedonia në vlerë të përgjithshme prej 4,07 milionë euro apo rritje prej 15 herë më shumë.

Për shtatë herë është rritur eksporti i vajit të rafinuar të lulediellit apo gjithsej 2,2 milionë euro.

Eksporti i duhanit është rritur për më shumë se pesë herë apo 490 mijë euro. Në këtë periudhë, kompanitë maqedonase në Kosovë kanë eksportuar polietilen në vlerë prej 1,2 milionë euro, që është rritje prej 4, herë ndërsa rritje të dyfishtë ka tek akulloret, gypat dhe profilet.

Mediat serbe njoftonin se nga bllokada e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, më shumë kanë përfituar Sllovenia dhe Maqedonia ndërsa dëmi ndaj ekonomisë serbe është rreth 500 milionë euro në vit.

Sipas të dhënave të publikuara në mediat serbe, Kosova në shkurt të këtij viti ka shënuar rritje të importit për 13,4% gjegjësisht për 27 milionë euro krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Gjithashtu, kompanitë sllovene në Kosovë kanë shitur mall prej 9,3 milionë euro ndërsa Maqedonia në shkurt në Kosovë ka plasuar shtatë milionë euro më shumë mall sesa periudhën e njëjtë të kaluar.

(Kosova Sot Online)