Aksident me të lënduar në rrugët e Kosovës

  • 12 May 2019 - 17:28
Aksident me të lënduar në rrugët e Kosovës

Dy persona janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture në Brezovicë. Vet-aksidenti a ndodhur rreth orës 16 e 40.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Rreth orës 16:40, ka ndodhur një vet-aksident ku një veturë e tipit xhip është rrokullisur duke rënë 200 metra më poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar për shërim në spital në Shtërpcë”, ka deklaruar Gashi.

Po ashtu dje një aksident me fatalitet ndodhi në Pejë ku mbeti i vdekur një këmbësorë.

(Kosova Sot Online)