30 mijë euro dëme nga ariu, familja kërkon kompensim

  • 12 May 2019 - 20:23
30 mijë euro dëme nga ariu, familja kërkon kompensim

Ariun që po e kërkojnë të gjithë, familjes Demiri i ka shkaktuar dëme rreth 30 mijë euro.

Atyre u ka mbytur 28 dhi e 4 dele si dhe u ka dëmtuar pronën përreth. Ani pse u kërkua me përkushtim të madh e madje doli edhe një vendim për vrasjen e tij, familja Demiri thonë se ai po vazhdon të duket në fshat.

Madja zoja e shtëpisë tregon se nuk është vetëm një ari. E burri i saj i shqetësuar tregon që kanë frikë prej ariut. Babai i katër djemve tregon se kanë ka kërkuar që t’i kompensohet dëmi.

(Kosova Sot Online)