Mogherini nuk jep detaje për takimin që pati me Thaçin e Vuçiq

  • 13 May 2019 - 10:31
Mogherini nuk jep detaje për takimin që pati me Thaçin e Vuçiq

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini, nuk ka komentuar as edhe një detaj rreth bisedave që pati në takimet në Tiranë me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë serb Aleksandar Vuçiq.

Mogherini përmes një kumtese të lëshuar, ka shkruar për secilin takim në detaje rreth përfundimeve të saj, por rreth atij mes Vuçiq, Dodik e Thaçit, nuk ka bërë të ditur asgjë.

Ndryshe, Federica Mogherini, për takimet që pati në Samitin e Brdo-Brijunit, ka treguar se ç’ka biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ajo thotë se i ka përsëritur kryeministrit shqiptar se është koha për të çelur negociatat për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(Kosova Sot Online)