Podujevë: Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet

  • 13 May 2019 - 10:39
Podujevë: Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se dje në Podujevë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij.

Viktima me vetë dëshirë është dërguar te familjares e saj, ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar është shoqëruar në Stacionin Policor, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima me vetë dëshirë është dërguar te familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)