Kosovarët bëhen copa për tokë, disa përfundojnë në spital e disa në polici

  • 13 May 2019 - 10:48
Kosovarët bëhen copa për tokë, disa përfundojnë në spital e disa në polici

Të dielën në Malishevë pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Dyshohet se shkaku i përleshjes është një kontest familjar

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Malishevë, ku pesë të dyshuarit janë përleshur fizikisht.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se arsyeja e përleshjes dyshohet të ketë qenë një kontest familjar në mes dy familjesh.

Nga kjo përleshje një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)