Denoncon Badallaj: Kuislingët në Tiranë dhe Prishtinë janë vënë  në shërbim të Beogradit!

  • 13 May 2019 - 11:56
Denoncon Badallaj: Kuislingët në Tiranë dhe Prishtinë janë vënë  në shërbim të Beogradit!

 Analistët janë të shqetësuar se shqiptarët si tërësi nacionale, si komb dhe  si  politikë, nuk po tregohen të përkushtuar si duhet e sa duhet në ndërtim të shtetit të së drejtës,  nuk po tregohen unik  sa duhet  as tani, kur bisedimet me Serbinë për një marrëveshje  historike janë top prioritet. Analistët politik e gjykojnë  mos  konsekuencë dhe  këtë thyerje të madhe të politikës shqiptare, sidomos  në Kosovë dhe Shqipëri, ku  edhe mbështetësit e idesë së korrigjimit të kufijve të Kosovës, ndarjes, dalin e flasin hapur e madje të pa penguar deri më tani nga askush.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik  Reshat Badallaj thotë se "është tepër I shqetësuar dhe befasuar se si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, përveç klasës se inkriminuar politike, është edhe një “eminencë gri”, që mbijeton politikisht duke vepruar mbrapsht kundër interesave të  kombit, sepse modeli I Shqipërisë  po bartet edhe  në Kosovë, një si model i “Bllokut” në Tiranë, që tashmë është transferuar edhe në Prishtinë , në krye me Baton Haxhiun".

 

 

 “Pa më të voglin dyshim se agjendën e errët politike dhe për copëtimin e Kosovës e mbajnë soji kuisling Hashim Thaçi, Edvin Rama dhe spiuni i UDB-es serbe, langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu. Por, kjo treshe ogurzezë për Kosovën dhe kombin në përgjithësi bëhet me shefin e tyre, Aleksandër Vuqiqin. Në fund të fundit, i pari i Serbisë, Aleksandër Vuqiqi, e ka thënë publikisht se ideja e tij është copëtimi i Kosovës dhe se kjo treshe e faqes së zezë jo që e kanë kundërshtuar por e kanë zbatuar dhe kurrë nuk kanë kërkuar që Serbia ta njoh Pavarësinë e Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”  Sipas Badallajt janë kuislingët në Tiranë dhe Prishtinë që janë vënë tërësisht në shërbim të Beogradit  për  interesa të pista sepse Beogradi ka dosjet e tyre për vepra  që i inkriminojnë ata. “Kjo bandë banditësh janë duke bërë pazare të pista në dëm të Kosovës e për interesa serbo-ruse. Përpos kësaj kjo bandë banditësh e shpirtshiturish e harxhojnë edhe buxhetin e shtetit duke bërë rrush e kumbulla si të ishte malli i babës së tyre. Shkurt e shqip, Kosova mjerisht është në dorën e bandave mafioze të kanaleve të nëntokës që ia bëjnë argatin serbo-rus. Kjo bandë hajnash po e përbuzin dhe tradhtojnë edhe gjakun e Dëshmorëve të Kombit vetëm për të përfituar materialisht dhe për të shpëtuar bishtin e tyre që janë deri në fyt me mëkate”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

 Ai vazhdon të jetë i sigurt që "arkitekti kryesor i kësaj  agjende është vetë Baton Haxhiu, për të kaluarën e të cilit tani më e di i gjithë opinioni. Dihet se arkitekti i kësaj kopeje banditësh është  Baton Haxhiu, këlyshi i Jovicës. Dhe, merreni me mend, kjo bandë kuislingësh janë ngritur edhe kundër Amerikës dhe Gjermanisë. A nuk shihet hapur ky argat serb nga këta kuisling?  Mirëpo Gjermania ua përplasi në Berlin duke ju  ra shuplakë kësaj bande kuislingësh që janë ulur në qerren serbe dhe po e drejtojnë Kosovën në binarët serbo-rus por nuk do t'ia arrijnë qëllimit, pos që në historinë shqiptare do të futen në koshin e tradhtisë dhe do të ikin me damkën e zezë për sa të jetë toka e qielli”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)